Kampionati Shqiptar

Luajti vetëm 12 minuta lojë, por Tirana duhet t’i paguajë 120 mijë euro

12 minuta për 120 mijë euro. Një raport i shumëfishtë i asaj që ka dhënë si bardheblu dhe asaj që pretendon klubi i tij grek. Kjo ndodh me futbollistin e lindur në Librazhd, por që ka qenë pjesë e klubit grek të Panathinaikosit, kur u transferua te bardheblutë e kryeytetit tonë.

12 minuta për 120 mijë euro. Një raport i shumëfishtë i asaj që ka dhënë si bardheblu dhe asaj që pretendon klubi i tij grek. Kjo ndodh me futbollistin e lindur në Librazhd, por që ka qenë pjesë e klubit grek të Panathinaikosit, kur u transferua te bardheblutë e kryeytetit tonë. Thënë ndryshe, ky futbollist shqiptar është formuar si i tillë te klubi grek në fjalë, i cili ka edhe të drejtat e përcaktuara nga UEFA dhe FIFA në lëvizjen e parë të Kastratit. Mësohet se Tirana e ka humbur gjyqin përballë Panathinaikosit, me objekt padie lojtarin Ilir Kastrati.

Tirana-ne-stervitje-Halili-flet-para-skuadres

Refik Halilit i duhet të përballet me borxhe të mëdha të së shkuarës së Tiranës

Ky i fundit nuk la dot asnjë shenjë te klubi më i titulluar në Shqipëri, duke luajtur vetëm 12 minuta. Por, këto 12 minuta aktivizim pritet që t’i kushtojnë Tiranës plot 120 mijë euro. Sipas rregullores përkatëse të UEFA-s, Tirana duhej t’i paguante klubit mëmë (Panathinaikosit) të Ilir Kastratit 30 mijë euro, sepse ishte lëvizje e parë për futbollistin në fjalë. Kjo gjë shprehet qartësisht në rregulloret respektive të FIFA-s. Grekët kanë shfrytëzuar këtë padijeni të drejtuesve të kohës së Tiranës, nuk i ka ngacmuar sa ishte Kastrati pjesë e bardhebluve, por më pas ka kërkuar shumën që i takon me rregullore.

Edhe 1 vit më parë, bardheblutë e vendosën kampingun e tyre në të njëjtin destinacion.

Tirana synon të ecë përpara, por e shkuara e mban ende “peng” financiarisht

Nga klubi bardheblu, ashtu si për mjaft raste të tjera, nuk ka pasur reagim, çka ka bërë që Panathinaikosi t’i drejtohet FIFA-s për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi. Ajo ka vendosur një dënim prej 120 mijë eurosh për 24 herë kampionët e Shqipërisë, “mandatë” e cila ka mbërritur në zyrat e FSHF-së dhe pret shlyerje, në të kundërt kalohet në heqje pikësh, sikurse ndodhi me Flamurtarin për rastin e Toni Pezos. Praktikisht, Tirana ka mundësinë ta apelojë këtë vendim, me shpresën e uljes së gjobës, por mbetet të shihet veprimi i saj.

Tirana

Borxhet e shumta janë “shpata e Demokleut” mbi drejtuesit aktualë të Tiranës

Pas marrjes së presidencës nga Refik Halili, disa borxhe janë shlyer, të tjera janë në proces. Kreu i klubit të Tiranës ka pohuar se nga ish-drejtuesit janë bërë abuzime të pafalshme në të tilla marrëdhënie, çka u jep të drejtë të gjithë atyre që ankohen në FIFA. Ai po bashkëpunon me një studio juridike për të konstatuar abuzimet dhe mbrojtur të drejtën e Tiranës. Për rastin e futbollistit Ilir Kastrati, klubi kryeqytetas kishte kohë që po përballej juridikisht me pretendimet e palës greke.

Kryebashkiaku Veliaj, shfaqi predispozicionin për të qenë suport i KF Tiranës që gjatë fushatës elektorale.

Kryebashkiaku Veliaj, shfaqi predispozicionin për të qenë suport i KF Tiranës që gjatë fushatës elektorale.

Shifra e kërkuar është absurde. Tirana pretendonte se vetëm 900 euro në vit duheshin paguar në këtë rast, për kompensimin e klubit grek, që e ka formuar si futbollist lojtarin, i cili me bardheblutë luajti vetëm 12 minuta, në pjesën e parë të sezonit 2013-2014, por FIFA ka vendosur për një dëmshpërblim prej 120 mijë eurosh. 12 minuta lojë për 120 mijë euro, a thua se bëhet fjalë për Lionel Messin apo Cristiano Ronaldon, ky është absurdi!

 

[interaction id=”56a1f437ef54eee31ef1baf5″]

Më shumë nga Kampionati Shqiptar