Futboll

Luan me Chelsea, por dhurata e jetës i vjen Morata-s nga legjenda e Real Madrid

Pikërisht për përvjetorin e lindjes së tij, sulmuesi i Chelseas, tashmë i rikthyer në golashënues, ka bërë publike dhuratën më të bukur që ka marrë ndonjëherë. Bomberi spanjoll ka publikuar në “Instagram” një foto të dhuratës special që ka marrë për ditëlindje: fanellën e idhullit të tij, Raul Gonzalez, atë të sezonit 2009/2010 me një dedikim të personalizuar.

Shkarkoni aplikacionin më të mirë sportiv të momentit! Telesport është pjesë e tij. Kliko këtu > bit.ly/krowd9 për të marrë njoftimet në kohë reale për gjithçka ndodh!

“Mikut tim Alvaro Morata, për ditëlindjen tënde të 26- të, duke të uruar gjithë të mirat për karrierën tënde dhe për familjen tuaj. Shumë urime!”, ishte dedikimi i Raul për Moratan. Ky do të ishte realizimi i ëndrrës për këdo, e jo më për një djalosh të rritur te Real Madrid me mitin e numrit 7. Djaloshi i lindur dhe rritur në Madrid, si për nga këndvështrimi personal, ashtu edhe nga ana profesionale, ka pranuar dhuratën dhe ka shprehur publikisht gëzimin e tij, teksa publikoi foton në “Instagram” me diçiturën: “Është dhurata më e bukur e ditëlindjes në jetën time. Faleminderit dashuria ime”. Në fakt dhurata ishte ideuar nga bashkëshortja e futbollistit, Alice Campello, që vetëm pak kohë më parë solli në jetë binjakë.

morata raul

Më shumë nga Futboll