Connect with us

Bundesliga

A luan Thiago ndaj Arsenal-it? Flet Ancelotti

Për të luftuar ndaj më të mirëve, duhet të kesh gati më të mirët. Ky është një nga ligjet e pashkruara të futbollit, ashtu si edhe dëshira aktuale e trajnerit të Bayern-it, Carlo Ancelotti. Italiani shpreson që mesfushori Thiago Alcantara të mund të luajë ndaj Arsenal-it në Ligën e Kampionëve (faza e tetësheve). Spanjolli u dëmtua në kofshë gjatë fushatës stërvitore të skuadrës në Katar dhe është jashtë listës së bavarezëve për ndeshjen e parë të vitit 2017 në Bundesligë, kundër Freiburg-ut më 20 janar.

Thiago këtë sezon ka shënuar tre gola dhe ka shfaqur formën e tij më të mirë, kështu që rekordmenët kanë nevojë për të. “Është për të ardhur keq, por këto gjëra ndodhin”, – u shpreh 57-vjeçari. “Shpresoj që ai të mos qëndrojë gjatë jashtë fushave. Tri javë, mbase. Shpresoj të jetë gati ndaj Arsenal-it”, – shtoi ai. Thiago do të bëjë një skanim në muskul porsa të kthehet në Mynih. Ndeshja e parë e Bayern-it me anglezët do të luhet më 15 shkurt“Allianz Arena”, ndërsa ajo e kthimit më 7 mars.

 

Më shumë nga Bundesliga