Boks

Lucas Browne kërcënon Dyllian White: E mund dhe më pas dueloj për titullin kampion

Boksieri 38-vjeçar australian Lucas Browne është 100% i bindur se pas një jave do t’i shtojë “kurrikulumit” të tij një tjetër titull kampion bote, atë të peshës “WBC silver heavyweight”, e cila mbahet nga britaniku Dillian Whyte. Një sfidë që do të zhvillohet më 24 mars në “O2 Arena” të Londrës, me fituesin që pritet të duelojë ndaj Deontay Wilder (kampion bote në peshën WBC në peshat e rënda) në pjesën e dytë të këtij viti. Përballja mes Browne dhe 29-vjeçarit White pritet me interes, pasi janë dy boksierë që i kanë dhënë tonin këtij sporti vitet e fundit edhe pse britaniku është 9 vjet më i ri se australiani.

Shifrat e dy boksiereve White dhe Browne

Browne, i pamposhtur në karrierën e tij si profesionist (25 fitore e asnjë humbje, 22 me KO), synon të mbajë këtë ritëm edhe pas kësaj sfide me White (22 fitore dhe vetëm 1 humbje në karrierë). “Jam aty ku kam dashur të jem, ka ardhur koha për të dueluar për sfidat e mëdha, për titujt kampionë bote. Nuk i them JO asnjë dueli, jam gati të përballem me këdo”, tha Browne, që pak ditë më parë është stërvitur edhe me ish-kampionin e botës e mikun e tij Tyson Fury . “Ka qenë një stërvitje e këndshme, më dha disa këshilla dhe jam 100% i bindur se kjo sfidë do të jetë 100% e imja. Do ta ndal White dhe më pas i afrohem duelit për titull”, tha Browne

Më shumë nga Boks