Seria A

Luciano Spalletti: Kjo është dhurata që dua t’i bëj Inter-it

110 vite Inter dhe Luciano Spalletti synon të bëhet pjesë e historisë së zikaltërve: “Mbrëmja e sotme nuk duhet të jetë thjesht për të kujtuar atë që ka bërë Inter, por një stimul më shumë për ambiciet tona të ardhshme. Edhe ne duhet të synojmë të bëhemi pjesë e historisë së këtij klubi të mrekullueshëm”.

Fjalë dashurie nga ana e trajnerit zikaltër: “Një nga kampionët e së kaluarës që do të doja ta kisha pasur në ekip? Janë ata që kanë hedhur bazat e lavdishme të këtij klubi, ku ne kemi privilegjin dhe detyrën për të fituar sa më shumë të jetë e mundur për t’i dhënë vazhdimësi historisë së bukur të Inter”.

“Dhurata që do të doja t’i bëja? Unë duhet vetëm të punoj në mënyrë serioze dhe të kërkoj të fitoj ndeshjet për t’i dhënë një të ardhme të rëndësishme klubit dhe tifozëve”, ka thënë trajneri i Inter.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Seria A