Europa League

Ludogorets-Milan, bullgarët duan të shkruajnë historinë

Milan do të kthehet të luajë në Europë mbrëmjen e së enjtes. kuqezinjtë do të zbresin në fushë për 1/16-at e Europa League dhe do të luajnë në shtëpinë e Ludogorets, një ekip që nuk merrte pjesë në kompeticionet europiane para 2012-ës. Kjo do të jetë pjesëmarrja e tyre e parë në fazën me eliminim të Europa League në pesë vite. Gjithashtu, kjo do të jetë përballja e tyre e parë me Milan dhe nëse do të fitonin, ata do të bëheshin ekipi i parë bullgar që mund kuqezinjtë.

Ludogorets ka fituar në të kaluarën një ndeshje në Itali, 1-0 kundër Lazio-s katër vite më parë në përballjen e tyre të vetme me një kundërshtar italian para ndeshjes së sotme. Ecuria e milanezëve kundër skuadrave bullgare është 6 fitore dhe 2 barazime. Kuqezinjtë kanë qenë të pamëshirshëm para portës në këtë sezon të Europa League, siç tregojnë 20 golat e realizuar në 8 ndeshjet e luajtura deri tani në këtë kompeticion dhe nuk kanë pësuar gol në 50% të ndeshjeve që kanë luajtur në fazën me grupe.

Me vetëm një humbje të pësuar deri tani në Europa League, Ludogorets ka treguar se ka një mbrojtje shumë solide. Ata kanë pasur mbrojtjen më të mirë të Grupit C me vetëm pesë gola të pësuar. Një nga protagonistët e kësja ndeshje mund të jetë Andre Silva, i cili ka realizuar 8 gola në Europa League për Milan, vetëm një më pak se totali i golave të realizuar nga Ludogorets. Lojtari më i rrezikshëm i këtyre të fundit është Marcelinho, i cili ka marrë pjesë në realizimin e tre nga nëntë gola e shënuar nga bullgarët në Europa League (dy gola dhe një asist). Ai mund të kthehet në një problem të vërtetë për mbrojtjen kuqezi.

Shifra dhe Fakte
– Milan i ka fituar katër ndeshjet e para të luajtur në Europa League me një rezultat të përgjithshëm 15-3, duke përfshirë këtu edhe fitoren e thellë 5-1 të marrë në fushën e Austrisë së Vjenës.
– Ludogorets ka arritur të shënojë gol në të gjitha ndeshjet e Europa League që ka luajtur në shtëpi.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Europa League