Merkato

Lufta e videove të prezantimit të lojtarëve në rrjetet sociale, ja ai i Asamoah tek Inter

Inter ka zbuluar blerjen e re Kwadwo Asamoah pas transferimit të tij nga rivalët e Serie A, Juventus, një javë pasi konfirmoi mbërritjen me një kontratë trevjeçare të tij bashkë me ish-lojtarin e Lazio-s Stefan de Vrij, i cili ka nënshkruar për pesë vite.

Asamoah, i cili ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij në Itali që pas transferimit të tij te Torino në moshën 19-vjeçare më 2008, kryesisht shihet si një mbrojtës krahu tek Inter, por ai mund të luajë edhe në pozicione të ndryshme të mesit të fushës.

Ai ka luajtur mbi 150 ndeshje me fanellën e Juve-s duke fituar gjashtë herë radhazi titullin kampion.

Më poshtë keni videon fantastike të prezantimit të lojtarit.

Më shumë nga Merkato