UFC

Luftëtarët e quajnë konfrontimin me Lesnar një farsë: Ja reagimi i Cormier

Daniel Cormier është kampioni i ri i peshës së rëndë në UFC pasi ka mposhtur Stipe Miocic me nokaut në fund të raundit të parë. Dhe pasi mori brezin e ri të artë, në oktagon është futur Brock Lesnar.

Të dy janë konfrontuar në kafaz duke sfiduar njëri-tjetrin, diçka që disa luftëtarë e kanë quajtur një farsë.

Gjithsesi, i gjithë skenari u duk sikur të ishte një episod i WWE, dhe shumë shpejt filluan kritikat në mediat sociale, duke përfshirë edhe luftëtarë të UFC.

Cormier kundërpërgjigjet: “E inskenuar? Ata janë idiotë. Vazhdoni qëndroni trokë. Nëse keni përball një luftëtar si Brock Lesnar dhe nuk e shfrytëzon si mundësi duhet të jesh i çmendur.

“Tani po e quajnë false online. Ju vazhdoni, unë po mbush xhepat me dollarë. Lesnar është kampioni i WWE. Kështu që kur vjen këtu, nuk ka skenar.

“Më vjen mirë që Lesnar kërkon të rikthehet. Unë jam gati.”

Më shumë nga UFC