Kategoria e Parë

Luftëtari gjen “bomberin”, firmos me Agastrën

Mustafa Agastra la Tërbunin 48 orë më parë, ndërsa sot është gdhirë me ekip të ri. Ai ka firmosur në Gjirokastër me Luftëtarin. Bluzinjtë militojnë në Grupin B të Kategorisë së Parë, ndërsa kanë hedhur “grepat” në disa lojtarë me peshë, në mënyrë që të ndërtojnë ekip konkurrues. Skuadra do të synojë rikthimin në Superiore këtë sezon, ndërsa Agastra është vetëm një nga lojtarët cilësorë që janë projektuar për të veshur fanellën e Luftëtarit.

Mustafa-Hysi-2015

Mustafa Hysi, trajneri i Luftëtarit

Agastra në karrierën e tij është aktivizuar te Teuta, Apolonia, Partizani dhe Tërbuni. Për këtë të fundit ka luajtur pothuajse për 4 sezone, ndërsa është një nga lojtarët që dha kontribut për daljen në Superiore. Ai është i lumtur për kalimin te gjirokastritet, ndërsa për “telesport.al” shprehet: “Normalisht që kam bërë lëvizje të mirë menduar. Në Gjirokastër është ambient sportdashës dhe mendoj se do të jap maksimumin për fanellën. Ambiciet e drejtuesve dhe stafi teknik i tyre më bindën që të firmos. Shpresoj që edhe këtë skuadër ta çoj në Superiore”.

agastra

Mustafa Agastra duke marrë instruksione nga trajneri Plori

Luftëtari këtë sezon do të drejtohet nga dyshja Mustafa Hysi – Kristaq Ciko, të cilët kishin dy sezone që drejtonin Butrintin. Ata janë rikthyer në Gjirokastër për të bërë realitet objektivin kryesor të këtij sezoni, nxjerrjen në Superiore të ekipit. Përgatitjet ende nuk kanë nisur, pasi drejtuesit po bëjnë merkaton në heshtje dhe më pas do të bëjnë prezantimin e tyre duke nisur edhe stërvitjen.

[total-poll id=52893]

Më shumë nga Kategoria e Parë