Seria A

“Luftëtari” i Juventusit shpallet “kampion për paqe”

Kampion i vitit për paqe dhe sport. Ky është vlerësimi i së enjtes mbrëma, në Rhodes, për Blaise Matuidi. Mesfushori i Juventusit u nderua si pjesë e çmimeve vjetore “Paqe dhe Sport” për angazhimin e tij ndaj fondacionit “Les Tremplins Blaise Matuidi”, i cili ka punuar për riintegrimin e të rinjve nga periferitë, që nga viti 2016.

“Ky çmim është një njohje e punës së fondacionit tim me fëmijët, – komentoi francezi. – Ka shumë për të bërë, për ta transmetuar respektin, tolerancën dhe lojën e drejtë, në mënyrë që fëmijët të mund të buzëqeshin përsëri. Shpresojmë t’i frymëzojmë gjeneratat e reja”.

Fondacioni i kampionit të botës me Francën në “Rusia 2018” ndihmon të rinjtë nga rrethinat franceze për t’u integruar në shoqëri.

 

Më shumë nga Seria A