Kampionati Shqiptar

Luftëtari konfirmon brazilianin Jackson dhe flet për objektiva të mëdha

Jackson Ferreira Silverio rikthehet te Luftëtari. Pas sqarimit të mosmarrëveshjes me stafin teknik, lidhur me aktivizimin e tij në ndeshjen e “Europa League”, mbrojtësi brazilian do të vijojë normalisht stërvitjen me skuadrën dhe do të jetë i gatshëm për kampionatin shqiptar, ashtu siç parashikon kontrata e tij, e cila skadon më 30 qershor 2019.

Kjo gjë është konfirmuar sot nga klubi bluzi, përmes një deklarate për shtyp, në të cilën nënvizohet: “Luftëtari është i bindur për të formuar një skuadër shumë cilësore dhe në këtë aspekt afrimet e merkatos do të jenë të shumta. Në stërvitjen e skuadrës, nesër do të jenë nën vëzhgimin e stafit dy lojtarë nga kampionati korean.

Futbollistët që luajnë në linjën e majtë do të provohen nga trajnerët, të cilët do të vendosin nëse do të jenë pjesë e skuadrës. Në ditët në vijim, pjesë e skuadrës sonë do të jenë edhe dy futbollistë, që aktualisht luajnë në “Segunda Division”, në Spanjë. Luftëtari do të jetë një skuadër cilësore, që do të synojë renditjen në vendet e larta të Superligës dhe mbi të gjitha do të prodhojë një futboll cilësor”.

 

Më shumë nga Kampionati Shqiptar