Futboll

Luftëtari, Lika: “Nuk ishim në lartësinë e duhur, objektiv i parë është mbijetesa!”

I zhgënjyer është shfaqur trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika pas humbjes së thellë të gjirokastritëve ndaj Partizanit, me rezultatin 3-0. Luftëtari i paidentifikueshëm sot për cilësitë dhe krarakteristikat, nuk ka humbur vetëm tre pikë, por gjithashtu edhe pozicionin në tabelën e klasifikimit, me të kuqtë që kanë bërë përmbysjen e pozitave në renditje, për të rrëmbyer vendin e pestë. Sipas trajnerit Lika, Luftëtari sot nuk ishte në lartësinë e duhur, duke humbur rrezikshmërinë në sulm e gjithashtu duke vuajtur në repartin e mbrojtjes.

“E humbëm ndeshjen e sotme, jo vetëm për meritë të kundërshtarit, por edhe për shkak të gabimeve tona. Këto ndikuan në rezultatin e ndeshjes. Nuk ishim në lartësinë e duhur. Kontrolluam pjesën më të madhe të lojës, por nuk ishim të rrezikshëm në sulm. Kundërshtari na gjeti sot të papërgatitur në kundërsulm. Kampionati është i gjatë dhe duhet të jemi kujdesshëm në fushën tonë. Sot vuajtëm shumë në mbrojtje. Ne luftojmë të marrim pikët tona, t’i shkëputemi zonës së rënies. Me lojën dhe rezultatet që kemi arritur, njerëzit mund të mendojmë se jemi edhe për Europën. Objektiv i parë ka qenë mbijetesa”, deklaroi trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika.

Më shumë nga Futboll