Kampionati Shqiptar

Luftëtari njofton miqësoret dhe zyrtarizon lojtarët për Ligën e Europës

Luftëtari ka nisur minifazën përgatitore në Slloveni, në kuadër të angazhimit që do të ketë në Kupat e Europës. Më konkretisht, bluzinjtë, që e mbyllën sezonin e shkuar në vendin e tretë të Superiores, do të ballafaqohen në turin e parë kualifikues të Ligës së Europës me letonezët e Ventspils.

Klubi gjirokastrit bën me dije se Luftëtari, deri më 5 korrik, do të luajë ndeshje miqësore me ekipe si Rabotnicki , Aluminj, Voluntari dhe Krsko. Lista e lojtarëve, që do t’i përfaqësojnë ngjyrat bluzi në “Europa League” është si më poshtë:
Portierë: Bukovski dhe Ruci
Mbrojtës: Licaj, Janicic, Oltion Rapa, Ferreira, Aurel Demo, Stivian Janku
Mesfushorë: Ramadani, Aleksi, Dejvi Bregu, Rroca, Vucaj, Rapo, Milosavljev, Ymeraj, Oshafi, Hyseni, Acka, Aristotel Bellai.
Sulmues: Shkurtaj, Romario Cekaj, Sebastian Molla.

Më shumë nga Kampionati Shqiptar