Europa League

Luftëtari, trajneri Kostic: “Përmbysja ishte mision i pamundur”

Skuadra e Luftëtarit ka barazuar sot në “Elbasan Arena” me rezultatin 3-3 përballë letonezëve të Ventspils, për tu eliminuar nga kompeticioni dytë më i rëndësishëm europian, që në raundin e parë kualifikues. Gjithsesi trajneri i Luftëtarit, Milos Kostic, nuk e dramatizon situatën. Sipas tij ishte disfata e thellë në takimin e parë të zhvilluar në transfertë që ka vendosur fatin e gjirokastritëve, të pamundur për të përmbysur atë disavantazh me 5 gola.

“Ky ishte një tur për të cilin ne kishim pritshëmri të mëdha, por u mundëm 5-0 në takimin e parë ku u paraqitëm shumë dobët. Sot e filluam me dëshirë, skuadra kërkoi më shumë se ç’duhet. Sot ishte pothuajse e pamundur të përmbysnim. Ishte një përvojë që shpresojmë ta rregullojmë në vijim. Duke parë rezultatin e ndeshjes së parë, vendosëm të bënim disa ndryshime, përfshirë edhe lëvizjen e Bregut. Kemi edhe 1 muaj për t’u përgatitur për Superioren. Tani presim disa lojtarë të tjerë që do bashkohen shpejt me ekipin. Boshti i ekipit është ai i sotmi. Me disa përforcime që presim, shpresojmë që do jemi gati për ndeshjen e parë më 19 gusht ndaj Kastriotit”, u shpreh ndër të tjera trajneri i Luftëtarit, Milos Kostic.

Më shumë nga Europa League