Kampionati Shqiptar

Luftëtari zgjedh trajnerin e ri, është një slloven 46-vjeçar

Luftëtari ka zgjedhur trajnerin e ri. Hasan Lika, pavarësisht suksesit të madh, shkuarjes në Ligën e Europës me bluzinjtë, nuk është rikonfirmuar nga presidenti Grigor Tavo. Ky i fundit ka vendosur të sjellë një trajner të huaj në stolin e të tijve, me synimin më të afërt kalimin e një turi në Kupat e Europës.

Bëhet fjalë për sllovenin Milos Kostic, 46 vjeç, që ka drejtuar disa skuadra më parë. Ai preferon modulin 4-3-3 si trajner, ndërkohë që ka drejtuar edhe dy kombëtare moshash në Slloveni, ato U-17 dhe U-19.

 

Më poshtë keni “pasaportën” profesionale të sllovenit si trajner

Klubi Emëruar I ngarkuar deri më Funksioni
 Iraklis

Acharnaikos

Zeljeznicar

Lierse SK

17/18 (17 gusht 2017) 17/18 (11  shtator 2017) Trajner
16/17 (4 tetor 2016) 16/17 (2 mars 2017) Trajner
16/17 (1 korrik 2016) 16/17 (22 gusht 2016) Trajner
14/15 (5 shtator 2014) 14/15 (28 shkurt 2015) Zv.trajner
Ndihmës i Slavisa Stojanovic (19 ndeshje) dhe i Olivier Guillou (5 ndeshje)
 Red Star 12/13 (25 qershor, 2013) 13/14 (30 qershor 2014) Zv. trajner
Ndihmës i Slavisa Stojanovic (37 ndeshje)
 Sllovenia U-19

Sllovenia U-17

Sllovenia U-19

12/13 (11 janar 2013) 12/13 (24 qershor 2013) Trajner
10/11 (11 janar 2011) 12/13 (30 dhjetor 2012) Trajner
07/08 (15 prill 2008) 10/11 (30 dhjetor 2010) Trajner

Më shumë nga Kampionati Shqiptar