Connect with us

Futboll

Luis Enrique: “Do të luftojmë për titullin deri në fund!”

Me Real Madrid që është në kuotë të njëjtë me Barcelonën, 84 pikë, por me një ndeshje më shumë se katalanasit, Los Blancos mund të fitojnë titullin e tyre të parë kampion pas 5 sezonesh, nëse arrijnë të grumbullojnë 7 pikë në tre ndeshjet në dispozicion. Por, pavarësisht se madrilenët janë në pozita më të favorshme në garën për titull kampion në La Liga, trajneri i skuadrës “blaugrana” Luis Enrique deklaroi se futbollistët e tij besojnë edhe se mund të mundin rivalët e tyre për trofeun.

Luis Enrique beson se Barcelona mund të fitojë garën ndaj Real për titullin në La Liga.

I bindur te forcat e skuadrës dhe kontigjentit të tij, e mbi të gjitha te fokusi i tyre në dy ndeshjet e fundit kundër Las Palmas dhe Eibar, trajneri i Barcelonës, Luis Enrique deklaroi: “Mentaliteti i futbollistëve është që të ezaurojmë të gjitha shanset tona për të fituar aq trofe sa mundemi dhe do të luftojmë për titullin deri në fund të sezonit. Çdo gjë mund të ndodhë”.

Më shumë nga Futboll