Kampionatet në Europë

Luis Enriques i del emri për trajner te PSG-ja

Ish-trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, i cili është duke shijuar pushimin pas largimit nga stoli blaugrana në fund të sezonit të kaluar, shihet në listën e kandidatëve për të zëvendësuar vitin e ardhshëm Unai Emery, në drejtimin e PSG. Gazeta “L’Equipe” ka botuar në edicionin e së enjtes një lajm, sipas të cilit humbja e PSG-së kundër Bayern Munich (3-1) të martën, në javën e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, mund të ketë pasoja në të ardhmen e Emery. Trajneri bask ishte tashmë në telashe me Nasser Al-Khelaifi, presidentin e PSG-së, vitin e kaluar, pas humbjes 6-1 ndaj Barcelonës, që çoi në eliminimin e ekipit francez nga Liga e Kampionëve. Luis Enrique është shënjestruar nga gazeta sportive franceze si një nga kandidatët kryesorë që mund të kryesojë PSG-në sezonin e ardhshëm.

Emri i tij, thotë, ‘L’Equipe’, do të jetë në listën që Al-Khelaifi dhe Antero Henrique, drejtori sportiv, kanë përpiluar tashmë. Kjo listë thuhet se përfshin edhe italianin Massimiliano Allegri (Juventus) dhe Antonio Conte (Chelsea), argjentinasin Diego Simeone (Atletico) dhe Jose Mourinho (Manchester United). Conte dhe Mourinho kanë një kontratë deri në vitin 2019 (portugezi me një sezon më opsional), ndërsa Allegri dhe Simeone deri në vitin 2020. Me më pak opsione për të zgjedhur, edhe pse ka shumë të ngjarë të jenë më të suksesshëm se ato të mëparshmit, janë dy trajnerë të tjera të cituar nga e përditshmja franceze si kandidatë për trajnerë të kryesuesve të “Ligue 1”. Ato janë argjentinasi Mauricio Pochettino (Tottenham) dhe portugezi André Villas-Boas, i cili ka thyer marrëveshjen me SIPJ të Shangait dhe ka njoftuar se do të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm të “Rally Dakar”.

Më shumë nga Kampionatet në Europë