• Luis Suarez-Chiellini, ja sa i kushtoi kafshimi

    Publikuar: 13 May 1:12

    Kanë kaluar thuajse 3 vjet, por peruania “El Bocon” ka dashur të zbulojë se sa i ka kushtuar në aspektin ekonomik Luis Suarez-it kafshimi i famshëm ndaj Chiellini-t gjatë ndeshjes Itali-Uruguaj në “Brazil 2014”: përveç katër muajve skualifikim, sulmuesi u gjobit me 82 mijë euro nga FIFA. Por faturës së tij iu shtuan edhe ndërprerja e kontratës së marketingut me Adidas, detyrimi për të hequr dorë nga 20% e pagës (8o mijë euro) si dhe një gjobë nga Liverpool prej më shumë se 91 mijë euro. E gjitha në total diçka më shumë se 250 mijë euro.

    Ndërkohë Suares ka folur edhe për eliminimin e Barcelona-s nga Juventusi në çerekfinale të Ligës së Kampioneve: “Kemi dhuruar minuta në ndeshjen në Torino dhe e paguam shtrenjë. Të shohësh gjysmëfinalen nga televizori është vërtetë një ndjesi shumë e keqe, për cilësitë që kemi duke nisur nga portieri e deri tek lojtari i fundit i stolit, për atë që jemi si skuadër dhe për çfarë kemi arritur deri tani. Por duhet të bëjmë autokritikë. Duhet të harrojmë gjithçka edhe pse dhemb, dhe vitin tjetër të impenjohemi maksimalisht për të mos dhuruar asnjë minutë në asnjë ndeshje”.


    Lexo postimet e tjera