Futboll

Luis Suárez zgjedh zëvendësuesin e tij te Barcelona

Luis Suárez ka zgjedhur që tani zëvendësuesin e tij te Barça. Sulmuesi uruguajan do të mungojë në fillimin e sezonit në La Liga, për shkak të një dëmtimi në gjurin e tij të djathtë, të pësuar gjatë ndeshjes së Superkupës së Spanjës, të humbur përballë Real Madrid. Suarez e ka bërë tashmë të qartë emrin e futbollistit që duhet të zërë vendin e tij në skuadër. Sipas opinionit të tij, ka ardhur koha për Paco Alcácer, që është blerë nga Barcelona, për tu bërë pikërisht alternativa e uruguajanit në vijën e parë të sulmit, duke gëzuar tashmë besimin dhe inkurajimin e vetë Suarez.

Rezultate imazhesh për luis suarez paco alcacer

Praktikisht sulmuesi uruguajan nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjet e kampionatit në La Liga, përkatësisht ndaj Betis dhe Espanyol, në shtëpi, sikurse dhe ndaj Alaves dhe Getafe, në transfertë, gjithashtu edhe në debutimin e Barcelonës në Champions League. Gjatë kësaj kohe, personi i ngarkuar dhe përgjegjës për të qenë pika e referimit për Barçan në vijën e parë të sulmit do të jetë pikërisht Alcácer.

Më shumë nga Futboll