• Luiza Gega në Shangai, 3000m/p në Ligën e Diamantit

    Publikuar: 12 May 4:09

    Atletja Luiza Gega do të debutojë nesër pasdite në edicionin 2017 të Ligës së Diamantit, teksa do të garojë në etapën e dytë, atë që zhvillohet në Shangai, Kinë. Rekordmenia kuqezi do të garojë në distancën 3000 metra me pengesa, disiplinë ku një vit më parë fitoi medaljen e argjendit në Europian (9’28”52 koha e dhënë, që është edhe rekord kombëtar).

    Në këtë garë do të jenë 19 atlete, çka do të thotë se rivaliteti do të jetë i madh, por Gega shpreson të arrijë një rezultat pozitiv. Atletja shqiptare ndodhet prej dy ditësh në Kinë, ku dhe po përgatitet për këtë garë, ndërkohë që ka mbyllur në Korçë dhe Elbasan fazën përgatitore. Etapa e Shangait është e para e një serie eventesh ndërkombëtare ku Luiza Gega do të garojë. Një muaj më parë ajo firmosi një kontratë 1-vjeçare me turqit e Fenerbahce.

    Atletja Luiza Gega gjate nje gare

    Lexo postimet e tjera