Atletikë

Luiza Gega, rekord kombëtar në 3000 metra me pengesa

Atletja Luiza Gega ka vendosur rekord kombëtar në garën e 3000 metrave me pengesa, në mitingun e radhës së Ligës së Diamantit të zhvilluar në Romë. Kampionia kuqezi ndali kronometrin në kohën 9’22”00, rekord i ri për Shqipërinë në këtë disiplinë. Një paraqitje e mirë e Gegës, që edhe pse u rendit në vendin e 9-të në këtë garë, arriti të realizojë objektivin e saj, të përmirësojë kohën, duke vendosur rekord.

Me mire se kaq nuk mund te ishte hapja sezonit per mua Rekord i ri kombetar per mua sonte ne 3000m me pengesa me kohen 9.22.00 ne Roma Diamond 💎 League. E lumtur sepse u ndjeva vertet mire jam e sigurt qe garat e ardhshme do te kete rekorde te reja. Sigurisht qe keto rezultate nuk jane vetem merite e imja prandaj dua vertete te falenderoj shume #westernunion qe pati perseri besim tek une “bashke jemi me te forte 💪🏽💎” Tranjerin tim,sdo lodhem kurre se falenderuari sepse fale tij jam e vetmja shqipetare qe ftohem te garoj me vajzat me te forta e me te shpejta te botes. Familjen time qe me mbeshtesin e kuptojne kaq shume (ju dua pa fund) dhe falenderoj gjithe ju per mesazhet dhe urimet qe me dergoni pa fund. #happyday #happygirl #nationalrecord #roma #diamond #league

A post shared by Luiza Gega (@luizagega) on

Në këtë garë morën pejsë 21 atlete dhe fituese e saj doli keniania Hyvin Kiyeng, me kohën 9’04”96, ndërsa Gega u klasifikua në vendin e nëntë, me kohën 9’22”00, por kjo kohë e saj është rekord për Shqipërinë. “Jam e kënaqur, pasi kjo ishte më mënyra më e mirë për të hapur sezonin. Ky rezultat më jep besim e siguri për garat e ardhshme dhe dua të falënderoj të gjithë për mbështetjen”, u shpreh Luiza Gega.

Më shumë nga Atletikë