Connect with us

Futboll

Luka Modric shpallet futbollisti kroat i vitit 2016!

“Ylli” i Real Madrid, Luka Modric, është zgjedhur “futbollisti i vitit” në Kroaci, për herë të pestë në karrierën e tij. 31-vjeçari e ka fituar më parë anketën e organizuar nga gazeta “Vecernji List” në vitet 2007, 2008, 2011 dhe 2014, por në sezonin e kaluar e humbi në dëm të mesfushorit të Barcelonës, Ivan Rakitic.

Modric named Croatian Player of the Year for the fifth time

“Ky çmim do të thotë shumë për mua. Eshtë hera e pestë që e marr dhe është shumë special për mua sepse ka një traditë dhe në të kaluarën e kanë fituar futbollistë të mëdhenj, – tha Modric, për faqen zyrtare të Real Madrid në internet. – Falënderoj të gjithë ata që kanë votuar për mua. Më duhet të vazhdoj punën fort dhe të përmirësohem ditë pas dite. Dua të falënderoj ata që më kanë ndihmuar të arrij deri këtu.”

Luka Modric played the full 90 minutes as Real Madrid beat Club America 2-0 on Thursday

Modric mori 110 pikë nga votimi, ndërsa në vendin e dytë u rendit Rakitic me 80 pikë, para sulmuesit të Juventus, Mario Mandzukic, i cili mori 76 vota. Vetëm Davor Suker e ka fituar trofeun më shumë herë se Modric, teksa ish-sulmuesi i Real Madrid ka triumfuar në gjashtë raste. Modric është zgjedhur edhe nga UEFA dhe FIFA në formacionin ideal të vitit 2016.

Më shumë nga Futboll