Futboll

Luks apo domosdoshmëri, çfarë është Coutinho për Barcelonën?

Luks apo domosdoshmëri, çfarë është Coutinho për Barcelonën?

9 ndeshje, 9 fitore. Barcelona e këtij sezoni duket spektakolare si në kohët e vjetra dhe këtë nuk e luan topi. Lionel Messi me shokë vërtet nuk kanë kohë të pushojnë, por deri tani ia kanë dalë më së miri të luftojnë në të gjitha kompeticionet. Rrjedhimisht lind pyetja: a duhet blerë Philippe Coutinho?

Klubi katalanas luftoi deri në sekondat e fundit për mesfushorin në merkaton e verës, por Liverpool e mbajti çështjen pezull sa mundi dhe nuk e lejoi 25-vjeçarin të largohej. Megjithatë, “Marca” shkruan e bindur se nënkampionët e La Ligës jo vetëm që i kanë paratë për ta blerë në janar, por kanë nisur që tani të lëvizin gurët për të.

Bindja e së përditshmes spanjolle vjen nga deklaratat e trajnerit Ernesto Valverde. Kur punonte tek Athletic Bilbao, ai fliste shumë rrallë hapur me mediet, për të mos thënë kurrë. Reagimet e tij për spekulimet që lidhin Barcelonën me ish-talentin e Interit janë krejt të ndryshme. “Jemi të hapur për ta përforcuar skuadrën në merkaton e dimrit. Prioriteti im, gjithsesi, është të stërvis lojtarët”, – ka thënë ai. Një sinjal!

Është e qartë se në “Camp Nou” duhet të ketë njëfarë ekuilibri, sepse pagat e lojtarëve janë shumë të larta dhe tregu veçse po “çmendet” nga muaji në muaj.

Coutinho ndoshta duhet konsideruar një synim afatgjatë për katalanasit, sepse çmimi i tij vazhdon të jetë mbi 100 milionë euro. A është e domosdoshme që të lëvizet qielli e toka për një lojtar, i cili këtë sezon nuk luan dot në Champions League me fanellë tjetër?

Këtë s’e dimë ne, por Barcelona, e cila do të përgjigjet në janar

Më shumë nga Futboll