RUSI 2018

“Luksi” i Francës, 500 milionë euro lihen jashtë Botërorit 2018…

Franca e Deschamps është padyshim një nga kandidatet më serioze për të fituar kampionatin botëror në Rusi. Mbappé, Pogba, Griezmann, Lloris etj…

Pikërisht “bollëku” ka qenë problemi i vetëm për trajnerin e “gjelave” që ka lënë jashtë Payet, Benzema, Martial, Coman etj… Praktikisht 500 milionë euro do ta shohin “Rusi 2018” nga televizioni!

Një problem i këndshëm, padyshim, por për ish-trajnerin e Juventus kjo situatë mund të tregojë edhe fytyrën tjetër të medaljes. Në rast se ai nuk do të ketë sukses, menjëherë do të kritikohen zgjedhjet e tij më shumë se paraqitja e futbollistëve.

Gjithsesi, rregullorja flet qartë: mund të grumbullohen vetëm 23 lojtarë. Ndoshta një padrejtësi duke menduar se “gjela” mbetën jashtë, sidomos në sulm, futbollistë që do të ishin në të gjitha kombëtaret e tjera si Benzema, Ben Yedder, Martial, Coman, Payet, Laporte, Rabiot…

“L’Equipe” ka publikuar sot formacionin e futbollistëve të lënë jashtë. Ruffier në portë, linja e mbrojtjes me tre futbollistë Zouma, Laporte dhe Digne. Më pas, katër mesfushorë Coman, Bakayoko, Rabiot dhe Martial. Payet, pas dyshes sulmuese Benzema-Lacazette

Stoli përbëhet nga Sakho, Sissoko, Gameiro, Kurzawa, Kondogbia e shumë, e shumë të tjerë…

E pabesueshme, gjysmë miliardi euro janë lënë në shtëpi!

Më shumë nga RUSI 2018