Champions League

Lum milionash për Juventus dhe Roma, Napoli merr “kusurin” e “motrës së vogël”

Për lavdinë, por edhe për portofolin. Pjesëmmarra në Champions League dhe kalimi i fazës me grupe ka patur gjithmonë një peshë specifike në aspektin ekonomik. Këtë e dinë mirë edhe Juventus, Roma dhe Napoli, tre klubet që kanë përfaqësuar, deri tani, futbollin italian në kompeticionin europian më të rëndësishëm për klube. Siç ka bërë të ditur “Sole 24 Ore”, me kualifikimin në 1/8-at, bardhezinjtë dhe verdhekuqtë kanë fituar rreth 25 milionë euro (më saktësisht 24,2), ndërsa napolitanët (të eliminuar dhe të “rënë” në Europa League) ka fituar 15,7 milionë euro. Kjo renditje e veçantë kryesohte nga Tottenham-i i pamposhtur, që ka fituar 26.7 milionë euro.

Të ardhurat e Juventus dhe Roma mund të rriten. Në fakt, me kalimin në 1/8-at, buxheti i vënë në dispozicion nga UEFA mund të rritet për dy klubet italiane. Ndryshon çështja për Napoli-n. Europa League konsiderohet “motra e vogël” e Champions-it, edhe për shkak të aspektit ekonomik.

Klubi “axurr”, që Nyon do të jetë mes kokave të serisë për shortin që do të hidhet të hënën, ka humbur 6 milionë euro për shkak të eliminimit (nga kalimi në Europa League do të përfitojë vetëm 500 mijë euro) dhe nëse do të shkojë deri në fund (dhe ndoshta të fitojë kupën), do të arkëtonte 15,7 milionë euro. Një goditje kjo për presidentin De Luarentiis, i cili mendonte të përforconte skuadrën në merkaton e janarit. Eliminimi nga Champions League ka vështirësuar gjithçka.

Më shumë nga Champions League