Futboll

Lushnja, Çuko: “Probleme në mesfushë dhe psikologjike, por matematikisht nuk kemi rënë ende”

Lushnja modeste e vendit të fundit dhe gati pa objektiva i vështirësoi sot edhe më shumë jetën skuadrës së Teutës, duke e i shënuar dy gola, por për t’u përmbysur në minutat shtesë të takimit të përfunduar me fitoren e durrësakëve në transfertë 2-3. Sipas trajnerit të lagunarëve, Dritan Çuko, ekipi vuajti në mesfushë, sikurse dhe në anën psikologjike, aq sa për të mos marrë dot as 1 pikë, pavarësisht se u gjend në epërsi me dy gola.

“Kam për detyrë të punoj më tepër në mesfushë te ekipi i Lushnjës, sepse vuajmë në këtë drejtim. Megjithatë, duhet të rregullojmë edhe pjesën psikologjike, sepse sportistët nuk e përballuan takimin, edhe pse shënuan dy gola. Duhet të rregullojmë gjendjen psikologjike dhe të qarkullojmë topin. Duhet të promovojmë lojtarët e rinj dhe në këtë ndeshje ndoshta kanë ndikuar zëvendësimet e detyruara. Matematikisht nuk jemi ende të dalë nga kampionati, por jemi në një gjëndje të vështirë”, deklaroi trajneri i Lushnjës, Dritan Çuko.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll