Futboll

Lushnja, Çuko: “Do t’I hapim probleme kundërshtarëve”

Trajneri i Lushnjës, Dritan Çuko gjen optimizëm, edhe pse skuadra e tij u mund sot në shtëpi nga Kukësi me rezultatin 1-2, dhe pavarësisht faktit se pas javës së 23-të vazhdon të qëndrojë në vend të fundit të klasifikimit, në kuotën e vetëm 10 pikëve. Tashmë objektivi i lagunarëve duket se nuk është më mbijetesa, por krijimi i problemeve për ekipet kundërshtare. Sipas Çukos, skuadra po vuan mungesat, terrenin dhe arbitrimin subjektiv, por pavarësisht të gjithave, ekipi ka grintë.

“Jam i sigurtë se po të vazhdojmë me këtë grintë, atëherë mund t’i hapim proleme çdo kundrshtari. Kemi shumë mungesa, por edhe probleme terreni. Problemi është se ne bëjmë këtë lojë të mirë, por edhe arbitrat na nënvlerësojnë, sepse jemi në vend të fundit. Shpresojmë të arrijmë të motivojmë futbollistët, edhe pse është e vështirë. Psikologjikisht ekipi është mirë, ndonëse shpresojmë të mos na shkelin arbitrat”, deklaroi trajneri i Lushnjës.


Klikoni butonin “send to messenger” për të marrë lajmet e fundit me mesazh, zgjidhni ekipin ose sportin tuaj të preferuar


Më shumë nga Futboll