Futboll

Lushnja debuton me humbje, Vllaznia me ritmin e kreut

Pas tre sezonesh mungesë në Superligë, skuadra e Lushnjes ka debutuar sot, por pa mundur dot të festojë në “Loni Papuçiu”. Lagunarët janë mundur me rezultatin 0-2 nga skuadra e Vllaznisë, e cila këtë sezon e nis me vrullin e ekipeve të kreut. Ishin dy golat e realizuar nga Gava në të 30’ dhe Hasani në të 46’ që i kanë dhënë këtë fitore të rëndësishme kuqebluve, sa për tre pikët në klasifikim, ashtu edhe për atmosferën optimiste në këtë fillim sezoni.

vllaznia1

Të detyruar të luajnë në “transfertë” këtë ndeshje të planifikuar të ishte debutimi i Lushnjes në shtëpi me rikthimin në Superligë, për shkak të rikonstruksionit që i është nënshtruar stadiumi “Roza Haxhiu”, verdhjeshilët janë përballur me Vllazninë, pa mbështetjen e lojtarit të 12, pasi të paktë ishin tifozët që e kanë shoqëruar ekipin në Fier.

Vllaznia

Nga ana tjetër, skuadra e Vllaznisë, tashmë e ngopur me futbollistë veteranë plot eksperiencë, të rikthyer, ose të afruar për të parën herë, si Hasani, Vucaj e Lika, ka mundur lehtësisht të zgjidhë ndeshjen, të ndihmuar edhe nga vetë kundërshtari. Ishte pikërisht me autogol të Gavës, që kuqeblutë kaluan në avantazh në minutën e 30’. Ndërsa, vetëm pak sekonda pas rifillimit të ndeshjes, ishte Hasani ai që dyfishoi shifrat, falë një topi të shërbyer pikërisht nga portieri lushnjar, Bejte. Të kota kanë rezultuar tentativat e lagunarëve për tu kundërpërgjigjur, pasi finalizimet e aksioneve kanë lënë për të dëshiruar.

Lushnja – Vllaznia 0-2
Shënues: Gava 30′, Hasani 46′

Lushnja: Bejte, Magani, Byzhyti, Xhafa, Mone, Branica, Taullau, Gava, Shkulaku, Canka, Sefa
Trajner: Artan Bano

Vllaznia: Selimaj, Gocaj, Orelesi, Marku, Gurishta, Krymi, Hasani, Vucaj, Lika, Kruja, Atsina
Trajner: Armando Cungu

Gjyqtar: Enea Jorgji

Më shumë nga Futboll