Kampionati Shqiptar

Magani: Morëm një barazim të merituar ndaj Vllaznisë

Teuta ka marrë një pikë të çmuar në “Loro Boriçi”, në javën e 26-të të Superiores.

 

Teuta ka marrë një pikë të çmuar në “Loro Boriçi”, në javën e 26-të të Superiores. Nuk kanë munguar polemikat me arbitrimin, ndërkohë që një lojtar i “djemve të detit” ka dalë jashtë fushe me karton të kuq. Fjala është për Gerhard Prognin, i cili, bashkë me trajnerin kanë vlerësuar rezultatin në transfertën shkodrane. Gugash Magani do të nënvizonte:

”Faktikisht, ka qenë një javë shumë e vështirë për ne, sepse vinim pas një humbjeje shokuese, por të merituar me Luftëtarin. Kishim shumë për të punuar sa i përket anës psikologjike. U futëm në këtë ndeshje për të reaguar dhe për të marrë dicka. Fati ynë i mirë ishte që nuk u ndëshkuam në momentin e penalltisë. Në pjesën e parë nuk luajtëm mirë dhe vuajtëm, por në fraksionin e dytë treguam nivel më të lartë loje. Jam i kënaqur për pikën e marrë, mendoj se morëm një barazim të merituar”.

Nga ana tjetër, Gerhard Progni shtoi: “Kur e mora kartonin e verdhë, i thashë arbitrin se mund të pyesim kundërshtarin. Mund ta shihni dorën, edhe kartonin e parë për vonesa e mora, në mënyrë të padrejtë. Në gjithë karrierën time nuk kam bërë ndonjë simulim, por nuk e kuptoj sjelljen e këtyre arbitrave. Unë mendoj se kishte kontakt. Personalisht e ndiej se ke më pak presion kur lufton për mbijetesë sesa për titullin kampion”.

 

Më shumë nga Kampionati Shqiptar