Futboll

Magani: “Ndeshjen e dhuruam, jam unë përgjegjësi kryesor!”

Gati i dorëzuar përballë fatit, duke marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë për një ndeshje të humbur me përmbysje, madje që sipas tij është e dhuruar. I tillë ka dalë para kamerave trajneri i Teutës, Gugash Magani, në përfundim të takimit me Partizanin, të humbur me rezultatin 1-2. Magani nuk e ka fshehur hidhërimin për humbjen, përkundrazi ka marrë mbi vetë të gjithë përgjegjësinë, ndonëse ka përmendur edhe rezervat e tij për një gol të mohuar dhe një karton të kuq, sipas tij të gabuar.

“Pjesë e punës sonë është edhe gëzimi edhe hidhërimi. Sot jam i hidhëruar, sepse ekipi luajti shumë mirë. Rregullat e lojës thonë që nuk duhet as të gëzohesh dhe as të hidhërohesh para vërshëllimës së fundit. Ne sot e kemi dhuruar ndeshjen. Nuk kam çfarë them, sepse ekipi i ka bërë të gjitha, ka administruar, ka mbrojtur, ka krijuar raste. Sot ishim në një ambjent shumë të qetë, ishim në avantazh. Kam rezerva për golin e mohuar dhe kartonin e kuq të Shehajt, që nuk mu duk i drejtë. Dua të them që si goli i parë edhe ai i dyti u dhuruan nga ana jonë. Unë jam përgjegjësi kryesor, sepse ne sot e kemi dhuruar ndeshjen”, u shpreh ndër të tjera trajneri Magani.

Më shumë nga Futboll