NBA

Magic Johnson mirëpret LeBron: Kemi marrë lojtarin më të mirë në botë

Më në fund, firma në kontratë është hedhur dhe nga dita e sotme LeBron James është zyrtarisht një basketbollist i LA Lakers, ku do të mbajë fanellën me nr.23. Lojtari ka lënë Cleveland dhe Konferencën e Lindjes për të luajtur për herë të parë në Perëndim, duke nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me Lakers, nga e cila do të përfitojë 154 milionë dollarë. Agjensia që përfaqëson lojtarin ka publikuar foton nga momenti i nënshkrimit të kontratës, ku LeBron duket i qeshur dhe gati për të nisur një aventurë të re, duke ndryshuar jo pak ekuilibrat e NBA-së.

Maghic Johnson, legjenda e Lakers dhe drejtori ekzekutiv i këtij ekipi, tha: “Për Lakers kjo është një ditë e rëndësishme, por edhe për tifozët tanë, pasi kemi në skuadër 3 herë kampionin e NBA-së, basketbollistin më të mirë në botë. I pëlqen të jetë kompetitiv, është një lider i jashtëzakonshëm, dëshiron të fitojë dhe do një ekip të suksesshëm për ta mbështetur. Edhe lojtarët e Lakers janë entuziastë për këtë afrim, pasi LeBron po luan në nivelet më të larta të karrierës së tij. Por nuk e kemi mbyllur me kaq, pasi po punojmë për ta bërë edhe më kompetitive skuadrën”.

Më shumë nga NBA