NBA

Magic Johnson premton: Një tjetër yll i NBA-së do të firmosë për Lakers

Presidenti i skuadrës së Lakers, Magic Johnson, i ka bërë sot një premtim të gjithë tifozëve të ekipit kalifornian, duke u thënë atë që ata dëshironin të dëgjonin. Në një intervistë për “Fox Sports”, legjenda e NBA-së tha: “Vjet më pyetët për merkaton, ju premtova se do të sillja LeBron James në Los Anxhelos dhe e mbajta fjalën. Tani ju premtoj se verën tjetër do të sjell edhe një yll tjetër të NBA-së te Lakers”.

Magic Johnson nuk përmend asnjë emër konkret, por verën e ardhshme, më 1 korrik, do të jenë të shumtë yjet e NBA-së që do të jenë “free agent” (lojtarë të lirë). Dhe lista e emrave të lojtarëve të lirë është vërtetë e frikshme: Jimmy Butler, Kawhi Leonard, Kevin Durant, Klay Thompson, DeMarcus Cousins, Kyrie Irving, LaMarcus Aldridge, Kristaps Porzingis, Al Horford, Kemba Walker dhe Khris Middleton.

Më shumë nga NBA