Futboll

“Magjistari” i Real Madridit drejt Milan?!

Tifozë të Milan lumturohuni. Pas tre sezonesh të dështuara drejtuesit e rinj synojnë ta kthejnë skuadër në majë duke shpenzuar shuma të mëdha në merkato për të ndërtuar një skuadër cilësore. Një lëvizje mahnitëse pritet të realizohet në verë, sipas “Don Balon”AC Milan do të nënshkruajë me regjisorin e Real Madridit, Luka Modric. Gjigantët italianë po planifikojnë të shpenzojnë shuma të mëdha në merkaton e verës, pasi synohet një rishikim i plotë i skuadrës për t’u kthyer në ditët e lavdisë. Kuqezinjtë kanë rënë në vitet e fundit, titulli i fundit i fituar në Serie A ishte në vitin 2011.

Image result for modric 2017

Milan ka luftuar në ligë dhe nuk është kualifikuar në futbollin evropian në tre vitet e fundit, dhe sërish do të mungojnë në edicionin e ardhshëm në Champions League. Megjithatë, me pronarët e rinj të pasur kinezë – Djalli po vështron një rikthim të fortë në verë, pasi ata po planifikojnë një rishikim të plotë të skuadrës për t’u përforcuar në të gjitha repartet. Raportet nga Spanja pohojnë se me Modric që së shpejti do të mbush 32 ​​vjeç – Reali mund të tundohet për ta shitur ndërkombëtarin e Kroacisë.

Image result for modric Ancelotti

Por, Milan do të përballet me një konkurrencë të ashpër për 31-vjeçarin nga Bayern Munich, të cilët po shohin gjithashtu një lëvizje për “magjistarin” veteran. Carlo Ancelotti ka punuar me Modric gjatë kohës së tij në “Santiago Bernabeu” dhe është i etur për një ribashkim. Drejtuesit e Milan janë të bindur se për të ndërtuar një skuadër cilësore për t’u kthyer në elitën e futbollit në Europë, Modric është njeriu i duhur.

 

Më shumë nga Futboll