Merkato

Mahrez fotografohet në qytetin e Mançesterit

Ylli i Leicester City Riyad Mahrez është dalluar nga qytetarët e qytetit të Mançesterit në prag të transferimit të tij te Manchester City.

Algjeriani ka kohë që përflitet për një kalim te Qytetarët, madje në janar transferimi i tij u anulua në ditët e fundit për shkak se dy klubet nuk gjetën akordin financiar.

Mahrez ishte i frustruar edhe refuzoi të stërvitej me shokët e ekipit për disa ditë përpara se të kërkonte falje dhe të rikthehej.

Gjithsesi, mesa duket çdo gjë ka marrë fund dhe ai pritet të zyrtarizohet brenda kësaj jave.

Fotot janë kapur në një spital të Mançesterit, ku mesa duket Mahrez po kryen vizitat mjekësore.

Më shumë nga Merkato