Futboll

Man City realizon blerjen e radhës, vendos një rekord të ri në merkato

Pasi e ndoqën për një kohë të gjatë në merkaton e janarit, më në fund duket sikur trajneri i Manchester City, Pep Guardiola ka arritur të shënjestrojë objektivin e tij aq shumë të dëshiruar. Sipas mediave angleze, Manchester City dhe Leicester kanë gjetur akordin mes tyre për transferimin e Riyad Mahrez për shumën totale të 85 milionë euro, një rekord i ri për Citizens. Ndërkohë është identifikuar edhe alternative për Jorginho, që sipas raportimeve të mediave britanike është Jean Michael Seri nga Nice, i vlerësuar për shumën 30 milionë euro.

Në Angli nuk kanë më dyshime dhe për tabolidët ‘Sun’ dhe ‘Mirror’ mungon vetëm zyrtarizimi. Mahrez do të kurorëzojë ëndrrën për të luajtur te Manchester City i Guardiolas. Leicester, që në janar kishte ngritur barrikadat dhe nuk pranonte të dorëzonte fantazistin algjerian, tani duket se është dorëzuar dhe do të pranojë ofertën prej 75 milionë sterlina, ose më shumë se 85 milion euro. Nëse shifrat do të konfirmohen, atëherë Mahrez do të jetë blerja më e shtrenjtë në historinë e ‘Qytetarëve’, duke parakaluar kështu transferimin e Kevin De Bruyne në 2015, që asaj kohe kushtoi 75 milionë euro.

 

Më shumë nga Futboll