Sporte Mix

Majlinda Kelmendi e dëmtuar, mungon në “Baku 2015”

Pa nisur mirë Olimpiada e parë Europiane e “Baku 2015”, një nga sportistët më të mira në botë në xhudo, kosovarja Majlinda Kelmendi, kampione e botës në peshë -52kg, ka vendosur të mos marrë pjesë në këtë turne. Shkak është bërë një dëmtim i ligamenteve të gjurit të majtë, që e ka mbajtur për një kohë të gjatë larg tapetit.

kelmendi 2

Foto: Majlinda Kelmendi gjate nje gare

Në janar të këtij viti ajo u operua, por duket se ende nuk është rikuperuar 100% për të garuar në Olimpiadë, teksa prej disa muajsh nuk merr pjesë në asnjë turne ndërkombëtar. Edhe pse rehabilitimi ka shkuar mirë, ajo nuk do të jetë në dispozicion të Kosovës në këtë Olimpiadë Europiane, pasi koha nuk është e mjaftueshme. Mungesa e saj është një minus i madh për Kosovën, që humbet një shans për të marrë medalje në këtë Olimpiadë.

kelmendi e dritoni

Foto: Majlinda Kelmendi e trajneri i saj Driton Kuka

Përpos kësaj, Majlinda Kelmendi ishte përzgjedhur edhe si sportistja që do të mbante flamurin kosovar në ceremoninë e hapjes së Olimpiadës, më 12 qershor. Lajmin e tërheqjes së Kelmendit nga Olimpiada e ka konfirmuar për mediat kosovare trajneri i saj Driton Kuka, që ka thënë: “Edhe pse ne kishim kapur normën për të marrë pjesë në këtë Olimpiadë, do të tërhiqemi dhe për këtë kemi njoftuar ndërkombëtaret dhe Komitetin olimpik të Kosovës”.

kelmendi me gishta

Foto: Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi feston fitoren

[total-poll id=23135]

Më shumë nga Sporte Mix