Futboll

Makabriteti i yllit anglez: “Ah sikur ta kisha përdhunuar, për 6 vite burg!”

Mediat britanike kanë sulmuar sot futbollistin e burgosur Adam Johnson, pasi prej tyre është publikuar një video në të cilën ish-ylli i Anglisë bën shaka dhe krenohet me krimet e tij në sy të bashkëvuajtësve. Futbollisti i degjeneruar 29-vjeçar është xhiruar në mënyrë të fshehtë nga një tjetër i burgosur, teksa diskutonin në ambientet e larjes së rrobave, në lidhje me krimin seksual të futbollistit që e kishte detyruar këtë të fundit të vuajë dënimin me burgun e kategorisë C HMP Moorland në South Yorkshire. Gjatë një momenti të veçantë një tjetër i burgosur thekson faktin se ish-anësori i Sunderland nuk e kishte përdhunuar viktimën e tij, ndërkohë që vetë Johnson përgjigjet: “Sa do të doja ta kisha bërë dreqin, për gjashtë vite burg”. Një zëdhënës deklaroi sot: “Cilën pjesë të “moshës së pranimit” nuk kupton Johnson? Për ta kristalizuar çështjen për atë, të rriturit nuk mund të bëjnë seks me fëmijët. Mungesa e pendimit për aktivitetin e tij seksual me një fëmijë është fakt dhe shfaq një tjetë përdhosje ndaj viktimës së tij”.

 Rezultate imazhesh për adam johnson video

Sipas burimeve të “The Sun”, mësohet se ish-futbollisti profesionist synonte të transferohej në një burg të sigurisë më të ulët, por pas videos së bërë publike, ai ka shkatërruar tashmë çdo shans. Baba i një vajze, Johnson u dënua me 6 vite purg në 2016, për akuzën e angazhimit në aktivitet seksual me një tifoze vetëm 15-vjeçare. Video 6-minutëshe mund të vulosë tashmë edhe të gjitha shpresat e tij për tu liruar në mënyrë të parakohshme. Nga ana tjetër, celularët nuk lejohen në burgjet britanike, dhe autoritetet e burgjeve konfirmuan sot se ka nisur hetimi. Gjatë klipit të xhiruar, Johnson shihet e dëgjohet të ankohet për trajtimin e vështirë me të cilin po përballet në burg, duke pretenduar se dënimi i gjatë dhe akuzat janë bërë ndaj tij për shkak se ai është VIP.

Rezultate imazhesh për adam johnson video

Ai shton gjithashtu as nuk arriti të nxjerrë jashtë pantallonave organin e tij gjenital, duke bërë komente të rënda në lidhje me gjoksin e vajzës. Ai i thotë bashkëvuajtësve se nëse do të ishte një njeri çfarëdo, atëherë ai thjeshtë do të ishte qortuar në komisariat për veprën e tij, madje pa u hapur fare një çështje apo akuza zyrtare. Më pas Johnson pretendon se babai i viktimës as që do të kishte shkua rnë polici nëse Johnson nuk do të ishte një futbollist profesionist. Në video Johnson pretendon se në burg bashkë me atë ka të burgosur që janë dënuar për shkak se kanë bërë seks me 12-vjeçare, dhe prap kanë marrë një ndëshkim sa gjysma e tij. Ai i thotë grupit se ditët e tij të futbollit në Angli kanë përfunduar, për shkak se samaritanët nuk do t’i japin një shans të dytë.

Rezultate imazhesh për adam johnson video

Në korrikun e vitit të kaluar ish-futbollistit iu refuzua mundësia e apelimit ndaj dënimit dhe akuzës për sulm seksual ndaj fëmijëve. Johnson, që ka vetë një vajzë të vogël, doli në gjygj në Gjykatën e Bradford Crown për shkak se kishte puthur dhe prekur seksualisht tifozen e tij 15-vjeçare në makinën e tij Range Rover, në County Durham. Ai u arrestua gjithashtu për posedim të pornografisë ekstreme, ndërkohë që gjatë fazës së hetimit, në gjygj u paraqitën provat që policia gjatë kërkimeve kishte gjetur medikamente në një kasafortë, kur u arrestua, që tregojnë se aim und të kishte vuajtur nga ndonjë infeksion seksualisht i transmetueshëm. Judge Jonathan Rose deklaroi se për rrjedhojë, vajza viktimë kishte vuajtur dëme të rënda psikologjike dhe se Johnson kishte përfituar nga adhurimi i adoleshentes për një celebritet të suksesshëm.

Më shumë nga Futboll