Formula 1

Makina e sigurisë makthi i Mercedes: Kemi humbur 2 gara prej saj

Valtteri Bottas ka mbetur i zhgënjyer nga gara e zhvilluar në Kinë, pasi humbi mundësinë për ta fituar atë. Piloti finlandez i Mercedes humbi kreun në pjesën e dytë të garës, kur Daniel Ricciardo e parakaloi në mënyrë fantastike, pasi kishte një makinë me gomat më të freskëta. “Gara po shkonte mirë për ne deri në momentin që në pistë hyri makina e sigurisë. Në ato momente nisën telashet për ne”, u shpreh Valtteri Bottas.

Për finlandezin u rikthyer makthi i Hamilton në garën e parë, kur ishte sërish makina e sigurisë ajo që i humbi garën britanikut, pasi Sebastian Vettel e parakaloi pas ndalesës në bokse për të ndërruar gomat. “Jam i zhgënjyer, pasi dhamë maksimumin në pistë dhe një incident na hoqi fitoren nga duart, ashtu si në garën e parë. Nuk kisha probleme për ta kontrolluar Vettel, por Ricciardo ishte shumë i shpejtë me gomat e reja”, tha Bottas.

Më shumë nga Formula 1