Connect with us

Futboll

“Makineria e golave” të City përndiqet nga Lazio

Asi i Manchester City, Enes Unal, kërkohet nga Lazio, në një marrëveshje 1-vjeçare, në formë huazimi gjatë merkatos së verës. Futbollisti 19-vjeçar ka zhvilluar një edicion të shkëlqyer në huazim te ekipi holandez i FC Twente, dhe shihet nga trajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola, si një yll i së ardhmes së Manchester City. Por është e kuptueshme që City ka për qëllim të lërë futbollistin e përfaqësueses së Turqisë të luajë në huazim për një tjetër sezon, në vijim të aventurës së tij të suksesshme gjatë këtij edicioni.

Bayern Munich and Borussia Dortmund were both interested in Enes Unal

Ai po shënon çdo javë në Holandë. Lazio ka dërguar zbulues për të ndjekur atë dhe bisedimet janë planifikuar të zhvillohen gjatë javëve të ardhshme. City nuk e ka me nxitim që të vendosë se ku do të shkojë futbollisti. Pep dëshiron ta marrë atë me vete gjatë fazës përgatitore dhe turit që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përpara se të ndajë mendjen e tij përfundimisht në lidhje me fatin e turkut të talentuar.

City are willing to let the Turkey international go out on loan again

Unal ka shënuar plot 17 gola në 29 ndeshje për FC Twente gjatë këtij sezoni, duke ndihmuar ekipin e tij të renditet në vend të shtatë në Eredivisie. Manchester City pagoi vetëm £ 2 milionë te Bursaspor për të blerë shërbimet e adoleshentit në vitin 2015, kur ai ishte vetëm 17 vjeç, por një talent me potencial. Bayern Munich dhe Borussia Dortmund ishin të dyja të interesuara për të nënshkruar asaj kohe me turkun, por City arriti të menaxhojë më mirë situatën duke siguruar firmën e futbollistit në kontratë.

Unal has scored an impressive 17 goals in 29 appearances for FC Twente this season

Më shumë nga Futboll