Gossip

Makthi i VIP-ave, u hakohen llogaritë në “Instagram” dhe…

Makthi i VIP-ave, u hakohen llogaritë në “Instagram” dhe…

“Instagram” e ka pranuar shpesh se gjërat brenda këtij rrjeti social nuk shkojnë gjithmonë mirë. Një grup hakerësh së fundmi ka shënjestruar llogaritë e shumë personazheve VIP dhe kjo i ka mundësuar futjen në miliona llogari të përdoruesve të tjerë.

Këngëtarja Selena Gomez është një nga viktimat e këtij sulmi virtual, sepse në profilin e saj janë postuar foto nudo të ish-të dashurit të saj, këngëtarit Justin Bieber.

Si është bërë kjo? Ka disa mënyra, por një është duke pasur numra celularësh dhe adresa elektronike. Kjo lejon hakerët të aktivizojnë një virus fatal.

“Instagram” e rregulloi shpejt këtë problem, por jo para se hakerët të fillonin t’i reklamonin informacionet private të personazheve VIP dhe jo vetëm. E gjitha kjo është kthyer në një makth për ta.

 

Më shumë nga Gossip