Connect with us

Futboll

Malaga ka 600.000 arsye për të mundur Real Madrid-in

Malaga e Michel, ish-lojtarit të Real Madrid-it do të presë “Los Blancos” në ndeshjen e fundit të La Liga-s. Një takim i vendosur nën hijet dyshimit nga ata që e cilësojnë trajnerin aktual të Malaga-s si shumë dashamirës ndaj ish-klubit të tij.

Image result for michel malaga

Por Malaga, sipas “Marca”-s ka 600.000 arsye për të mundur Real Madrid-in i cili në “La Rosaleda” kërkon të ngrejë titullin kampion i Spanjës, i pari për Zinedine Ziodane si trajner i Merengues. Në terma të tjerë, 600.000 euro, është bonusi për Malaga-n nëse e mbyll kampionatin në vendin e 11. Një pozicion i cili synohet nga Valencia dhe Celta Vigo. Që kur Michel mori drejtimin e Malaga-s, 7 mars 2017, klubi ka regjistruar 6 rezultate pozitive në 8 ndeshjet e fundit në kampionat.

Më shumë nga Futboll