Merkato

Inter vazhdon negociatat për Malcom, gati të sakrifikojë mesfushorin

Agjenti Federico Pastorelli ka siguruar se bisedimet me Inter për të arritur marrëveshjen me Malcon vazhdojnë, teksa mund të ishte Antonio Candreva ai që mund t’i hapte rrugën sulmuesit anësor të Bordeaux.

Nter raportohet se kishte ofruar 40 milionë euro për Malcom që është refuzuar ditën e hënë, por Pastorello – cili punon si një ndërmjetës i operacionit – beson se braziliani akoma mund të përfundojë tek Inter.

“Nuk ka mbaruar asgjë për Malcom, po vazhdojmë të punojmë,” shprehet ai për Calciomercato.com.

Për sa i përket Candreva-s, Pastorello shton: “Ai është i lumtur të qëndrojë në Milano, por do të shohim nëse do të dalë diçka e re. Do ta vlerësojmë nëse del.”

Më shumë nga Merkato