Connect with us

Futboll

Maldini: “Real Madrid do të ishte zgjedhja ime larg Milan”

Legjenda e AC Milan, Paolo Maldini ka zbuluar se gjiganti spanjoll i La Ligas, Real Madrid do të kishte qenë klubi i tij i përzgjedhur, nëse ai do të ishte larguar ndonjëhere nga “San Siro”. Në një intervistë për “RMC Sport”, gjatë të cilës ai ripërjetoi karrierën e tij magjike, Maldini deklaroi: “Nëse unë do të duhej të luaja për një tjetër klub, atëherë ai do të kishte qenë Real Madrid. Më është dukur gjithmonë se Real Madrid ishte klubi që më së shumti ngjason me Milan”.

Mbrojtësi Maldini shpenzoi të gjithë karrierën e tij futbollistike duke luajtur te Milan, duke regjistruar mbi 900 ndeshje me kuqezinjtë gjatë viteve 1985 dhe 2009. Gjatë 24 sezoneve të tij me ekipin e parë, ish-kapiteni i përfaqësueses së Italisë, plotësoi një vitrinë të tërë me medalje dhe trofe, që përfshin 7 tituj kampion në Seria A dhe 5 Kupa të Europës.

Më shumë nga Futboll