Futboll

Danijel Subasic, portieri që nuk theu dot mallkimin

Në fillim ishte Fabien Barthez, i detyruar të gjunjëzohet në Berlin, përballë penalltive perfekte të ekzekutuara nga Italia, në mbrëmjen magjike të azzurrëve në Kupën e Botës në 2006; më pas, në 2010 ishte radha e Stekelenburg të përulej përballë Iniestës dhe në fund, në Botërorin e 2014 i takoi portierit të Argjentinës, Romero që të merrte topin nga fundi i rrjetës, pikërisht aty ku e kishte dërguar Goetze për t’i dhënë fitoren Gjermanisë. Që të tre portierët e mposhtur në finalet e tre edicionet e fundit të Kupës së Botës, që të gjithë ata kanë një të përbashkët, që në mënyrë të frikshme përfshin edhe Subasic. Një rastësi, të cilën portieri i Kroacisë, finalist në këtë edicion të Kupës së Botës në Rusi, shpresonte ta mposhte përballë Francës, bashkë me Monaco…

Pikërisht fanellën e ekipit të Principatës, në një mënyrë ose në një tjetër është e lidhur me një prej humbjeve më të dhimbshme që mund të pësojë një futbollist në të gjithë karrierën. Barthes e kishte veshur fanellën e Monaco vite përpara finales, Stekelenburg e mbajti veshur pak kohë pas finales së 2010, Romero vinte pikërisht nga Montecarlo, aty ku ishte huazuar nga Sampdoria. Në përfundim, Subasic është aktualisht portieri titullar i ekipit të Monaco. “Unë njoh Monaco të Tibetit, Bayern Monaco, Gran Prix të Monaco…”, qeshte e tallej Mourinho kur ishte trajner i Inter.

Më shumë nga Futboll