RUSI 2018

Mallkimi Mick Jagger, largimi i Anglisë për faj të këngëtarit të Rolling Stones?

Pas humbjes 2-1 me Kroacinë, anglezët e kanë gjetur fajtorin e eliminimit të Anglisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Ylli i Rolling Stones Mick Jagger ka qenë i pranishëm në Luzhniki të Moskës për të bërë tifo për vendin e tij, madje ka postuar edhe një video.

Tre Luanët vazhdojnë të jenë në pritje të finales së parë që prej 1966-ës – dhe mesa duket fajin e ka Jagger.

Në Angli ka kohë që konsiderohet kjo tezë. Madje thuhet se ka një mallkim të Jegger.

Sa herë që ai shkon në stadium për të mbështetur kombëtare, ajo eliminohet.

Përveç këngëtarit, në Angli është bërë fajtor edhe arbitri turk Cakir.

Më shumë nga RUSI 2018