Connect with us

Çiklizëm

Maloret përmbysin Turin e Francës, italiani Fabio Aru në krye

Etapa e 12-të e Turit të Francës, Pau-Peyragudes, fituar nga francezi Romain Bardet (5h49’38”) ka përmbysur totalisht renditjen e turneut francez të biçikletës. Një shkëputje e italianit Fabio Aru na maloren e fundit bëri që ai të marrë kreun e renditjes së përgjithshme të Turit, duke veshur edhe fanellën e verdhë të liderit.

Britaniku Chris Frrome, kampion në fuqi dhe lider i turneut deri dje, nuk arriti të përballojë ritmin e diktuar nga Aru, duke mbërritur në finish me 28 sekonda vonesë dhe humbet kreun. Gjithsesi, diferenca mes Aru dhe Froome në renditjen e përgjithshme është e ngushtë, me italianin që ka vetëm 6 sekonda avantazh karshi britanikut. Maloret e vështira do të vijojnë edhe sot, teksa zhvillohet etapa e 13-të.

Më shumë nga Çiklizëm