Futboll

Man.City rikonfirmon interesimin, 22 mln në janar për Alexis Sanchez

22 milionë, kjo është shifra që Manchester City është e gatshme të paguajë dhe të innvestojë gjatë merkatos së janarit për të siguruar shërbimet e Alexis Sanchez nga Arsenal, me kontratën e kilenit që skadon në verën e vitit 2018. Lajmi publikohet nga “The Sun” me gjigantin e medias angleze që sqaron lëvizjen e klubit të “Qytetarëve”, për të sfiduar konkurencën e ekipit tjetër të qytetit të Manchester.

Alexis Sanchez preferohet shumë edhe nga trajneri i Manchester United, Jose Mourinho. Por transferimi potencial i kilenit nga Arsenal te City i Guardiolas do të çonte në një efekt domino, që do të vijonte me përpjekjet e Aguero për tu transferuar te një tjetër klub. Sipas tabloidit “The Sun”, destinacioni më i mundshëm për Aguero do të jetë Milan, ndërkohë që rikonfirmon se në dalje nga “Topçinjtë” veç Alexis Sanchez është edhe gjermani Ozil.

Më shumë nga Futboll