Futboll

Manchester bën gati 40 milionë euro për talentin e Valencia

Manchester bën gati 40 milionë euro për talentin e Valencia

Manchester United po shtyn për të marrë futbollistin e Spanjës U-21, Carlos Soler, kundrejt 40 milionë eurove, gjatë merkatos së dimrit. United ka nisur bisedimet me Valencia, klubi që ka pronësinë e Soler, për përgjysmimin e klauzolës, që lejon largimin e futbollistit, e cila është 90 milionë euro. Një seri me blerje të gabuara, pas largimit të Ferguson, kushtëzuan paraqitjen e United në sezonet e kaluara, ndërsa sivjet gjërat duket se kanë ndryshuar dhe ekipi i Jose Mourinho, pasi mori emra të tillë si Romelu Lukaku dhe Nemanja Matic, në qershor.

Manchester United are hoping to sign Spain Under 21 midfielder Carlos Soler for next season

20-vjeçari Soler ka përfunduar në “radarët” e United, që kur ai debutoi me skuadrën e parë, gjatë sezonit të kaluar. Jose Mourinho e sheh atë si futbollistin ideal për të luajtur në krah të Paul Pogba dhe Matic, në mesfushën me tre futbollistë. Michael Carrick do të tërhiqet në fund të sezonit, ndërsa ka pikëpyetje të mëdha në lidhje me gjendje shëndetësore të Marouane Fellaini dhe Ander Herrera. Stafi i United e ndoqi Soler gjatë ndeshjes së barazuar 2-2 kundër Real Madrid, ku lojtari shënoi edhe një gol. Mbetet për t’u parë nëse Valencia do të pranojë “vetëm” 40 milionë euro…

Më shumë nga Futboll