Kampionatet në Europë

Manchester City, 45 milionë për mesfushorin e piketuar nga Mourinho

Manchester City kanë nisur një ofertë prej 45 milion eurosh për mesfushorin e Shakhtar Donetsk, Fred, sipas raporteve mnediatike në Angli. Mesfushori brazilian ka qenë pjesë e interesit të Manchester United në ditët e fundit. Megjithatë, trajneri i “qytetarëve”, Pep Guardiola, ka lëvizur shpejt, duke paraqitur ofertën përkatëse. Shakhtar këmbëngul se kjo ofertë është nën vlerësimin e tyre, por lëvizja është një sinjal i vendosmërisë së Manchester City për të marrë brazilianin e piketuar nga Jose Mourinho. Trajneri Guardiola është i gatshëm të sjellë dikë për lehtësimin e ngarkesës së punës së Fernandinhos, të cilin ai e përshkroi këtë javë se “ka luajtur një milion minuta”.

Ndërkohë, interesi i “qytetarëve” për Alexis Sanchez është i njohur mirë, ata janë ende në merkato për një mesfushor të ri qendror. Fernandinho është afër nënshkrimit të zgjatjes së marrëveshjes së tij aktuale, që skadon në fund të sezonit. Por, ndërsa ai mbush 33 vjeç në maj, Guardiola dëshiron të sjellë dikë më të ri. Jose Mourinho është i interesuar për Fredin, sepse trajneri i Manchester United ka nevojë për një zëvendësues afatgjatë të Michael Carrick.

Më shumë nga Kampionatet në Europë