Merkato

Manchester City gati të paguajë klauzolën 45 mln € për talentin brazilian

Manchester City kërkon të transferojë një nga yjet më të mëdhenj të futbollit brazilian, mesfushori me tipare sulmuese i Flamengo-s Lucas Paqueta, sipas një raporti ekskluziv të Esporte Interativo.

Paqeta, 20 vjeç, është një lojtar i të rinjve të Brazilit he në 9 paraqitje, ka shënuar 3 gola duke regjistruar edhe 2 asiste në Cameonato Brasiliero Serie A këtë sezon.

Real Madrid gjithashtu është përfolur për interesin e shfaqur ndaj super-talentit, por EI pretendon se City është gati të paguajë klauzolën e tij të lirimit e cila është rreth 45 milionë euro.

Nëse City do të paguante klauzolën, gjithçka që do t’i duhej ishte pranimi i lojtarit për të shkuar në Angli.

Paqueta ka një kontratë deri më 2019 dhe interesi i City-t mund t’i sigurojë një shumë të majme parash klubit përpara se ai të largohet me parametra zero.

Më shumë nga Merkato